Dje e festoi titullin kampion, mirëpo sot është dita më e lumtur në jetën e tij

Mesfushori i Dritës, Bujar Shabani, së bashku me skuadrën e Dritës të dielën iu gëzuan titullit kampion në Vala Superligën e Kosovës në futboll për edicionin 2017-18, përcjellë GazetaOlle.com.

Shabani në këtë mënyrë e fiton titullin për herë të dytë në Kosovë pasi më parë të njëjtit trofe i është gëzuar edhe me skuadrën e Feronikelit.

Lajmet e mirë për mesfushorin e njohur nuk kanë të ndalur.

Ai është bërë sot babat eksa gruaja e tij e ka gëzuar me një vajzë të cilën e kanë pagëzuar Dua. “Faleminderit zot sot jam njeriu ma me fat nbot per her t par jam ba bab . me 21.05.2018 n ora 10:30 n jet erdh vajza ime loqka e zemres tem. Dua shabani paq jet t gjat e t lumtur moj princesh”, shkruan Bujar Shabani në rrjetin social Facebook. /Gazeta Olle/
received_10156697858733641 received_10156697858858641