Djali i Cristiano Ronaldos shënon gol të jashtëzakonshëm për të rinjët

Cristiano Ronaldo ka treguar edhe njëherë se djali i tij, Cristiano Jr ka talent për futboll.

Cristiano Jr duket se i ka ngjarë babai të tij, pasi që po shkëlqen në ndeshje të futbollit dhe po shënon gola të bukur, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

7-vjeçari shënoi një gol të bukur duke i shmangur lojtarët përreth dhe duke e dërguar topin në rrjetë nga distanca.

Ai është fëmiu më i madh i Ronaldos, duke u emëruar ndryshe Cristiano Jr apo Cristianinho, që në shqip do të thotë ‘Cristiano i vogël’.

DMrGnMZWAAE3oKV

Dhe nëse, Cristiano Jr vazhdon kështu, atëherë ai do t’i ndjekë hapat e babait të tij në Madrid.

Babai i tij sot me krenari shpërndau videon e golit të të birit në Instagram duke vendosur edhe një ‘emoji’ për të treguar se goditja ishte e shkëlqyer.

Cristiano numëron 113 milionë ndjekës në Instagram dhe shumë shpejtë, videoja e tij arriti në 5 milionë shikime.

Për ta parë golin e Cristiano Jr, klikoni këtu. /Gazeta Olle/

DMrHdO8X0AE9gcO