Djali i Beckhamit, e ardhmja e Arsenalit

I biri i legjendës angleze të futbollit, David Beckham, Brooklyn, mund të jetë ylli i ardhshëm i skuadrës londineze Arsenal.

Kështu të paktën shkruajnë mediat angleze.

Ndonëse David bëri emër në Manchester United, djali i tij mund ta zgjedh një ekip tjetër për ta ‘kapur’ famën.

Me futbollin merren e dy djemtë e tjerë të Davidit, Romeo dhe Cruz.