“Djali i Arkanit po dëshmohet si biri i kujt është, pas meçit do t’ia them vetëm dy fjalë”

Petrit Mazrekaj më 31 gusht pritet që të përballet me boksierin nga Serbia Velko Raznatovic, djali i kriminelit serb Zhelko Razhnjatoviq – Arkan, dhe i këngëtares serbe Ceca Razhnjatovic.

Në një intervistë të gjatë në televizionin publik RTK, 27-vjeçari nga Deçani ka deklaruar se për këtë meç do të përgatitet fuqishëm.

“Jam gati më shumë se kurdoherë. Ai (Velko Raznatovic) ka ofenduar shumë para meçit. Po frikohet dhe për këtë arsye po ofendon. Krejt këto po i bën nga frika. Unë nuk e bëj një gjë të tillë. Me ofendimet e tij po tregon se biri i kujt është. Me mua e përfundon karrierën si boksier. Vetëm pas mecit i kam fjalë për të”, ka thënë Petrit Mazrekaj në një intervistë për RTK, përcjell Zëri.info.

Image

Dueli në fjalë ka nisur që të nxehet para kohe me deklarata e provokime sidomos nga ana e serbit.

Velko Raznatovic ka kërkuar që meçi të zhvillohet në Beograd, mirëpo menaxhmenti i boksierit kosovar ka kërkuar që meçi të zhvillohet në teren neutral.

Image

Është propozuar edhe Republika Serbe e Bosnjës.

“Menaxhmenti i tyre ka kërkuar qe meçi te zhvillohet ne Beograd. Por, unë kam kërkesë edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe shume njerëz të afërt që mos të shkojë në Beograd. Ata kanë kërkuar që edhe në Republikën Serbe të Bosnjës të luhet meçi, mirëpo as atje nuk do te shkojmë. Ne kemi kërkuar qe meçi të luhet në vend neutral. Shembull ne Berlin, në Zvicër në Austri”, deklaruar Petrit Mazrekaj në një intervistë në RTK, përcjell Zëri.info.

Në pyetjen se a rrezikon dueli që të anulohet nëse nuk ka gjuhë të përbashkët për vendin, Mazrekja deklaroi: “Ai nuk ka qare pa e zhvilluar këtë meç sepse ka kërkuar vetë ai që të zhvillohet. Mund të shtyhet, por jo të anulohet”, potencoi Mazrekaj.

Image

Kujtojmë se Mazrekaj në 17 meçe në boksin profesionist, tri prej tyre i ka zhvilluar me boksierë nga Serbia në Beograd dhe tri prej tyre i ka fituar.

27-vjeçari jeton e vepron në Austri.

Ai ka marrë përkrahje të madhe edhe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shumë politikanë të tjerë kosovarë.