Ditë zie për Vëllaznimin

Për Vëllaznimin e Gjakovës sot është një ditë zie.

Kjo pasi që kuqezinjtë i japin lamtumirën e fundit ish-doktorit të skuadrës që i ka shërbyer klubit në periudha të vështira, Arbnor Grezda, përcjellë Gazeta Olle.

Ai ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por do të varroset në Gjakovë sot.

Vëllaznimi i ka shprehur ngushëllime familjes Grezda dhe dashamirëve, duke kujtuar Arbnorin si një djalosh shumë të kulturuar.

“Të gjithë tifozët e Vëllaznimit, kudo që gjenden ata, i njoftojmë se para 2 ditësh, më 27 qershor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në moshën 51 vjeçare, ka ndërruar jetë ARBNOR GREZDA – NORI.

I ndjeri, për shumë vite, në periudhën më të vështirë të zhvillimit të sportit në Kosovë, ka shërbyer i masazhit i Klubit tonë, ku do të mbahet në mend si djalë i sjellshëm, i vyeshëm dhe shumë i kulturuar.

Me këtë rast, Klubi Vëllaznimi i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Grezda me dëshirën që Zoti i madhërishëm tua fal durimin ndërsa Nori u preftë në qetësi.

Varrimi i Arbnor Grezdes-Norit bëhet të dielën, më 30 qershor në varrezat e qytetit në Gjakovë”, njofton Vëllaznimi. /Gazeta Olle/