Ditë zie për tifo-skenën vendore, ndërron jetë anëtari i Skifterave

Skifterat kanë humbur anëtarin e tifo-grupit, Leonit Osmanin.

Bardhekuqët e kanë konfirmuar lajmin në faqen zyrtare, përcjellë Olle.

“Lamtumirë LEO. Sot me zemër të thyer përcjellim për në banesën e fundit anëtarin tonë Leonitin i cili u nda nga jeta në moshën më të mirë.

Kujtimi për Leonitin do të mbetet i përjetshëm për Gjilanin dhe Skifterat.

Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen dhe shoqërinë. Prehu në paqe vëlla”, thuhet aty. /Gazeta Olle/