Ditë e zezë për Torcidën dhe tifo-skenën kosovare, vdes tragjikisht tifozi 20-vjeçar (FOTO)

Ditë zie për grupin mitrovicas Torcida dhe për të gjithë tifo-skenën kosovare.

Tifozi i flaktë e Trepçës, Valon Vallqi, ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Gazeta Olle merr vesh se ai ka ndërruar jetë sot.

Vallqi ka pësuar një aksident të shtunën, ndërsa s’ka mundur t’iu mbijetojë plagëve duke u dorëzuar në fund.

Ai ka qenë tifoz i flaktë i klubeve mitrovicase dhe anëtar i pandashëm i Torcidës.

22279452_1281235168671332_8241066883120094135_n

Tifo-grupi mitrovicas ka reaguar duke e shpalosur një mesazh për Vallqin në palestrën “Minatori”.

Një gjë e të tillë Torcida e bëri në ndeshjen ndaj Pejës që po zhvillohet në këto momente.

 

“Prehu në paqe Valon Vallqi. Ultrasit nuk vdesin kurrë”, ishte mesazhi i Torcidës.

 

Gazeta bashkëndjen me familjen në këto momente të vështira. /Gazeta Olle/

22308574_486701701712483_5957915280488975869_n 22196197_1945030625759175_5847938284670805139_n