Dita e xhudos, dy të arta dhe një e argjendtë nga Grand Prix Antalya 2018

Edhe Nora Gjakova është bërë e artë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Antalya të Turqisë. Nora në kategorinë -57 kg, mundi në finale koreanen, Jandi Kim. Krahas finales, Gjakovës iu desh të mposhtë edhe tri kundërshtare.

Sot të artën e fitoi edhe Distria Krasniqi në kategorinë -52 kg, kurse Fjolla Kelmendi u stolis me të argjendtën (-48 kg). Xhudistet tona po tregojnë formë të lartë para Kampionatit Evropian që mbahet në fund të këtij muaji në Izrael.

Kujtojmë që sot garoi edhe Leutrime Krasniqi (-57 kg), e cila u ndalë në luftën e parë.

KOK përgëzon suksesin madhështor të xhudisteve tona dhe i uron suksese Akil Gjakovës, i cili garon nesër.