Dita e vëllezërve Kuqi

Shefki Kuqi me skuadrën e tij, PK 35 ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj HIFK, në kuadër të Kupës së Ligës.

Skuadra e trajnerit shqiptar fitoi 3:0, duke kaluar në vendin e dytë në grup, pas dy ndeshjeve të zhvilluara.

E veçanta e ndeshjes ishte se golin e parë e shënoi vëllai i Shefkis, Njazi Kuqi, nga penalltia, shkruan GazetaOlle.com.

Pjesë e PK-35 janë edhe shqiptarët tjerë si Ymer Xhaferi, Daut Kuqi dhe Arianit Kuqi. /Olle