Dita e shqiptarëve në Angli, shënon Shaqiri, shënon Celina, asiston Nuhiu

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, ka shënuar gol për Ipswich Town në Championship (Liga e Dytë e Anglisë), transmeton GazetaOlle.com.

Celina shënoi një gol në fitoren 4:2 ndaj Nottingham Forest.

Talenti nga Kosova e realizoi golin e tretë në ndeshje.

Ky është goli i katërt në Kampionat për Celinën.

Formë të mirë në Ligën  e Dytë të Anglisë ka treguar edhe sulmuesi i Kosovës Atdhe Nuhiu i cili asistoi në golin e dytë për Sheffildin në barazimin 2:2 ndaj Hull Cityt.

Nuhiu

Ndryshe, gol në Premierligw me Stoke Cityn ka realizuar edhe Xherdan Shaqiri ndaj Swanseas.  /Gazeta Olle/

Shaqiri