Dita e parë në Kampionatin Evropian: Notarët kosovarë thyejnë disa rekorde për nivel vendi në Glasgow

Dita e parë e Kampionatit Evropian të Notit në pishina të shkurta (25m) që po zhvillohet në Glasgow, reprezentuesit e Kosovës patën paraqitje shumë të mirë duke përmirësuar katër rekorde apsolute të Kosovës.

Sportistet që u paraqiten sot arriten këto rezultate:

Dren Ukimeraj u paraqit ne disiplinen 100m delfin u rendit i 61 me kohe 00:59:95 rekord i ri i Kosovës.

Dasar Xhambazi u paraqit ne disiplinen 50m bretkocë u rendit i 48 me kohe 00.29.58 rekord i ri i Kosovës.

Fotografia e Federata Notit te Kosoves Official

Arti Krasniqi u paraqit ne disiplinen 400m krol u rendit i 43 me kohe 03.56.58 rekord i ri i Kosovës.

Fjorda Shabani u paraqit ne disiplinen 100m shpine u rendit e 36 me kohe 01.08.68.

Shtafeta 4×50m krol meshkuj me perberje: Olt Kondirolli, Dren Ukimeraj, Dasar Xhambazi dhe Arti Krasniqi u rendit e 16 me kohen 01.40.28 dhe vendosen rekord te ri te Kosovës.

Fotografia e Federata Notit te Kosoves Official