Distria Krasniqi fiton medaljen e dytë të artë brenda një jave (FOTO)

Nuk zgjatë më shumë se 34 sekonda lufta e Distria Krasniqit për medaljen e artë në Grand Prix të xhudos, që po mbahet në Hagë të Holandes.

Xhudistja jonë mposhti në finale me Ippon, Estrella Lopez, të Spanjës, në kategorinë -52 kg.

“Kjo është medalja e dytë e artë e Distria Krasniqit, brenda një jave. Javën e kaluar fitoi në Evropianin U-23. Pas pak lufton në finalen e -57 kg, lufton Nora Gjakova. URIME DISTRIA, SUKSESE NORA”, ka shkruar faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës në Facebook dhe Twitter.

kok