Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Prix të Budapestit dhe 350 pikë Olimpike

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja jonë mposhti në luftën për të bronztën, Anne Sophie Jura të Belgjikës, kategoria -48 kg.

Në përgjithësi, Distria shënoi katër fitore, kurse në gjysmëfinale u mposhtë nga japonezja, Hiromi Endo.

Sot garoi edhe Fjolla Kelmendi, e cila u mposht në raundin e dytë nga Marusa Stangar e Sllovenisë, kategoria -48 kg.

Të dielën garon Loriana Kukan në kategorinë deri 78 kilogramë.

Gara e Grand Prixit të Budapesit ishte e vlefshme për të fituar pikë për normën Olimpike të Lojërave Olimpike Tokyo 2020. Distria fitoi 350 pikë, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.