Distria Krasniqi e përfaqëson Kosovën në Grand Prix të Turqisë

Distria Krasniqi do të marrë pjesë në turneun e xhudos, Antalia Grand Prix, i cili nis këtë të premte në Turqi.

Krasniqi është garuesja e vetme që e përfaqëson Kosovën në këtë turne, dhe do të garojë në ditën e parë të tij, pra të premten.

23-vjeçarja garon në kategorinë -48 kilogramë.

Përveç garës për medalje, Krasniqi do të luftojë edhe për të fituar pikë për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Verore Tokyo 2020. /GazetaOlle/