Distria Krasniqi e nis furishëm Evropianin

Distria Krasniqi (52 kg) nuk ndalet, kualifikohet në rrethin e tretë të Kampionatit Europian për juniore. Ajo shkëlqeu si ari në përballje me gjermanen Ines Beischmidt dhe e mposhti për një minutën e 11 sekonda. Distria tani për kundërshtare ka francezen, Astride Gneto.

___________________________________________________

Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi (52 kg) e nisi furishëm Kampionatin Evropian për juniore në xhudo, e cila po mbahet në Oberwart të Austrisë.

Distria ishte e mrekullueshme në rrethin e parë duke e deklasuar për 2 minuta e 6 sekonda turken Merve Tas.

Krasniqi ishte më e shkathët dhe si fryt i kësaj e detyroi kundërshtaren të kapitulloi. Distria tani ballafaqohet me garuesen nga Gjermania, Ines Beischmidt.