Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kualifikohen në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian Tel Aviv 2018

Distria Krasniqi dhe Nora GJakova, janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian Tel Aviv 2018.

Xhudistja jonë, mposhti në çerekfinale portugezen Telma Monteiro, me shënim të artë.

Në gjysmëfinalen e kategorisë -57 kg, takohet me Anastasia Konkina të Rusisë, shkruan “GazetaOlle.com”.

Distria (-52 kg) mposhti në çerekfinale hungarezen, Rekka Pupp, e cila u suspendua për shkak të tri vërejtjeve. Distria ishte duke fituar edhe para pezullimit të kundërshtares. Në gjysmëfinale takohet me Irem Korkmaz të Turqisë.