Distria fantastike, na gëzon të gjithëve nga Mali i Zi

Distria Krasniqi ka siguruar medalje në Kampionatin Evropian U-23 të xhudos.

Ky i fundit po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Xhudistja jonë është kualifikuar në finale të kategorisë -52 kg.

Ajo në gjysmëfinale mposhti me francezen, Francesca Giorda, me ippon.

Në finale që zhvillohet pas orës 16:00, takohet me rumunen, Alexandra-Larisa Florian.

Mbetemi me shpresa që Distria do të sigurojë medaljen e artë. /Gazeta Olle/

distria-krasniqi-780x439