Disiplinori “sakaton” Shabanin e Gërxhaliun

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, si duket këtë vit, çdo karton të kuq do ta ndëshkojë me nga tri ndeshje moslojë.

Kështu, dy lojtarët e skuqur në takimin Feronikeli – Kosova (V), Bujar Shabani e Mehmet Gërxhaliu, në kuadër të Kupës të Kupës, janë dënuar me nga tri ndeshje moslojë.

KD dënoi me tri ndeshje edhe Xhevdet Shabanin, javën e kaluar, për kartonin e kuq në ndeshjen kampionale Feronikeli – Kosova (V), mirëpo Komisioni për Ankesa ia zbriti atij dënimin nga tri në dy ndeshje moslojë. (Gazeta Olle)