Disiplinori dënon Tahir Lushtakun, një trajner pezullohet katër muaj

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka shqiptuar dënimet për procedurat e inicuara nga java e fundit në IPKO Superligë.
KD ka dënuar trajnerin e Drenicës, Tahir Lushtaku, me 750 Euro, ndërsa trajnerin e portierëve të Drenicës, Skënder Mustafa me katër muaj, raporton Gazeta Olle.
Më poshtë mund të gjeni vendimet e dala nga KD dhe arsyetimet.

V E N D I M E

TAHIR  LUSHTAKU; kryetrajner  në klubin e futbollit “DRENICA “ nga Skënderaj  me numër të ID kartelës; 010175M70, në procedurë të hapur disiplinore  nga mbledhja e kaluar e komisionit për sjellje  jo sportive – të gabuara drejtuar gjyqtarëve pas përfundimit të  ndeshjes së javës së  XXVII-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – DRENICA  e zhvilluar me datë 14.04.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare;  hyrje në fushë dhe kërcënim me ton të lartë drejtuar gjyqtarit kryesor; Fatmir Tahiri, po ashtu edhe prononcimet e tij  për media  në kundërshtim  me  kodin e etikës sportive duke akuzuar gjyqtarin), bazuar në Rregulloren disiplinore neni  40 paragrafi  1 pika 3 dhe neni  10 paragrafi 3; DENOHET;  në të holla  në shumë prej; 700  euro (shtatëqind  euro) . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla  është 15 ditë nga  dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni  11 paragrafi 1 ).

SKËNDER  MUSTAFA; trajner i portierëve në klubin e futbollit “DRENICA”  nga Skenderaj  me numër të ID kartelës; 010189M66 në procedurë të hapur disiplinore  nga mbledhja e kaluar e komisionit  për sjellje josportive drejtuar gjyqtarit kryesor  Fatmir Tahiri pas përfundimit  të ndeshjes së javës së; XXVII-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – DRENICA,  e zhvilluar me datë 14.04.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare; pas përfundimit të ndeshjes futet në fushë, kërcënon  dhe tenton  ta sulmojë gjyqtarin kryesor  Fatmir Tahiri) bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 5; DENOHET ; me  ndalesë  të kryerjes së funksionit të trajnerit dhe funksioneve tjera në klub në kohëzgjatje për;  4 (katër) muaj  për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KFF ” VIZIONI “ nga Ferizaj , në procedurë të hapur disiplinore  nga mbledhja e kaluar e komisionit, për mosudhëtim në zhvillimin e ndeshjes së javës së; XVIII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e senioreve – femrat;  KFF “MITROVICA” – KFF “VIZIONI” e paraparë për t’u zhvilluar në Mitrovicë, i shqiptohet masa disiplinore; VËREJTJE  E  FUNDIT.