Disiplinori dënon Dritën, Gjilanin e Ferizajn

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka shqiptuar dënimet për procedurat disiplinore.

Derbi i dy skuadrave gjilanase, Drita dhe Gjilani, u ka kushtuar këtyre skuadrave me nga 1 mijë Euro dënim, shkruan FFK, raporton Gazeta Olle.

Me shumë të njëjtë është dënuar edhe Ferizaj.

Ndaj Vushtrrisë KD ka kërkuar deklarata plotësuese.

(Foto: Hlimi Veliu, Gazeta Olle)

 

Vendimet e Komisionit Disiplinor

 

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 26.02.2020 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e nisura nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e XIX-të e Ipko Superligës dhe javës së ; XVIII-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve të zhvilluara me datë 22-23.02.2020 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;

(Foto: Hlimi Veliu, Gazeta Olle)

V E N D I M E

 

FC “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XVIII-të Ipkosuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC DRITA – SC GJILANI 2;0 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; hedhje e shisheve të PVC në fushë gjatë zhvillimit të ndeshjës nga ana e tifozerisë së klubit nikoqir minutat 12 dhe 17) Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 nenin 52 paragrafi 1 pika 1 dhe nenit 10 paragrafi 1 pika 2/1 të Rregullores disiplinore; denohet me të holla në shumë prej ; 1000 (njëmijë) euro . Afati pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)

 

SC “ GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për sjellje të gabuara nga ana e simpatizuesve të klubit të tyre gjatë zhvillimit të ndeshjës së javës së XVIII-të Ipkosuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC DRITA – SC GJILANI 2;0 (raportet zyrtare ; hedhja e shisheve të PVC në fushë, tri kanaqeve dhe një shishe qelqi ; minutat 46,65,72 dhe në mintën e 73 goditet në shpinë lojtari kundërshtar me numër 22). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 1 nenin 53 paragrafi 1 pika 1 dhe nenit 10 paragrfai 1 pika 2/1 të Rregullores disiplinore; denohet me të holla në shumë prej; 1000 (njëmijë) euro. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

 

KF “ FERIZAJ “ nga Ferizaj në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XVIII- -të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF FERIZAJ – KF FERONIKELI 1:1 e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj (raportet zyrtare ; persona të paautorizuar në portën e hyrjës për në fushë qendruan gjatë gjithë ndeshjes ku shfaqen reagime kundërshtuese në vendimet e gjyqtarëve të takimit, njëherit manifestuan edhe sjellje josportive duke ofenduar të njejtit me fjalë fyese). Bazuar në nenin 51 paragrafi 1 pika dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2/1 të Rregullores disiplinore; denohet me të holla në shumë prej; 1000 (njëmijë) euro. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

 

NADIR HAXHIMUSA; zyrtar i klubit futbollistik “ FERIZAJ “ nga Ferizaj me numër të ID kartelës; 014580M66 në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për largim nga pankina (hapsira teknike) nga ana e gjyqtarit kryesor në ndeshjen e javës së XVIII-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF FERIZAJ – KF FERONIKELI 1;1 e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj ( raportet zyrtare; konsumimi i duhanit pranë hapsirës teknike). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 1 ; denohet me; shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT

 

ALBERT KAQIKU; lojtar i klubit futbollistik “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica me numër të ID kartelës; 001602M95 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve josportive – të gabuara në ndeshjën e javës së XVIII-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF FLAMURTARI – KF TREPÇA 89 3;2 e zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë (raportet zyrtare ; pas largimit nga fusha në zhveshtoret e klubit shqelmon derën e dhomës prej nga e then xhamin e saj). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 2 denohet me; shqiptimin e masës disiplinpore të QORTIMIT

 

FC “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XIX-të Ipkosuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC VUSHTRRIA – FC DRITA 2;3 e zhvilluar në stadiumin e qytetit “Ferki Aliu“ në Vushtrri (raportet zyrtare; simpatizuesit e klubit nikoqir kanë sharë dhe ofenduar në kor FFK-në dhe referin kryesor të ndeshjes, minutat; 39,41,42,45,46 dhe 47, kurse në minuten e 31 pati hudhje të ujit dhe gjasendeve në drejtim të pankinës mysafire kurse në minute e 57 pati hudhje të gjasendeve në fushë nga tribuna lindore). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 (në mungesë të raporteve dhe deklaratave plotësuese ; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen raporte dhe deklarata plotësuese nga klubi futbollistik “Vushtrria“ nga Vushtrria si dhe nga delegate ndeshjes lidhur me rastin. Afati datë 02.03.2020.

 

HABIB LECI; drejtor sportiv i klubit të futbollit “DARDANA“ nga Kamenica në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve të gabauara në ndeshjën e javës së XVIII-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KF 2 KORIKKU – KF DARDANA e zhvilluar në stadiumin e 2 Korrikur në Arberi të Prishtinës (raportet zyrtare; pas përfundimit të ndeshjës ofendon, shanë dhe fyen rëndë gjyqtarin kryesor dhe asistentin e dytë të ndeshjes). Bazuar në nenin të Rregullores disiplinore neni 32 paragrafi 1 (në mungesë të deklaratës plotësuese) PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve zyrtare në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohen deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim Habin Leci, gjyqtari kryesor dhe delegate ndeshjes lidhur me rastin . Afati date 02.03.2020.

 

KËSHILLA JURIDIKE

 

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

Prishtinë, date 26.02.2020 Kryetari komisionit

Dukagjin Zefi d.v.