Disiplina “godet” dy klubet e Ligës së Parë

Trepça dhe Fushë Kosova kanë pëfunduar në Disiplinën e FFK-së.

Më poshtë njoftimi me arsyet e dokumentuara.

KF “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për hedhje të mjeteve piroteknike nga ana e spektatorëve të ekipit të tyre në fushë me bari artificial në ndeshjen e javës së ; XXVII-të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 2 KORRIKU – FUSHË KOSOVA e zhvilluar në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar) bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 ; I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “Fushë Kosova“ nga Fushë Kosova – personi zyrtar i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 10.05.2019.

AVNI HAXHIU; kryetar i klubit të futbollit “TREPÇA “nga Mitrovica në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sulm fizik në gjyqtarin kryesor (kapje për fyti) në ndeshjen e javës së; XXVII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 32 paragrafi 1; PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të Komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga i pezulluari Avni Haxhiu, afati datë 10.05.2019.