Disa pjesë nga filmi i Zlatan Ibrahimoviç (VIDEO)

Zlatan Ibrahimoviç është gati për të bërë debutimin e tij të parë edhe në botën e kinemasë, pasi ka gati filmin për jetën e tij.

Trileri i “Becoming Zlatan (Të bëhesh Zlatan)” është publikuar dhe në të shfaqen për herë të parë pamje të patransmetuara.

Jeta e gjigantit suedez përmblidhet e gjitha në këtë film duke nisur që nga hapat e parë dhe deri tek shpërthimi i tij si futbollist.

Filmi nuk do të shfaqet në kinematë botërore, por do të jetë në shitje për të gjithë adhuruesit e bomberit me origjinë boshnjake.