Dikur portieri më premtues në botë, e pabesueshme ku do të transferohet Hart në janar!

Pesë vite më parë, ai ishte portieri i kombëtares së Anglisë në Kupën e Botës dhe, mbi të gjitha, fitoi titullin e tij të dytë në Premier League, me fanellën e Manchester City.

Tani, Joe Hart është i “përjashtuar” nga Burnley dhe madje rrezikon të përfundojë në Championship (Serie B, sipas ekuivalentes në Itali).

Ai mbush 31 vjeç në prill. Jo shumë për një portier, i cili në atë moshë është shpesh në kulmin e karrierës së tij.

E pabesueshme me të vërtetë, ajo që po ndodh me Joe Hart. Anglezi është përfshirë në një spirale negative të karrierës, nga e cila nuk duket i aftë të ngrihet përsëri.

Tani është i trishtuar te Burnley, ku ka humbur vendin e titullarit, për shkak se Sean Dyche preferon Tom Heaton.

Dhe, siç raportohet nga “The Sun”, ai ka të ngjarë të përfundojë në Championship.

E vetmja ofertë që i ka mbërritur është ajo e Preston.