Dikur ishte konsideruar si talenti më i mirë shqiptar, Manaj përfundon në Ligën e Dytë spanjolle

Dikur konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenj në futbollin shqiptar, tashmë Rej Manaj ka nënshkruar me skuadrën e Ligës së Dytë spanjolle, Albacete.

Manaj ka nënshkruar kontratën deri në vitin 2024, shkruan GazetaOlle.com.

“Bashkë me menaxherin dhe familjen vendosëm që të vazhdojmë te Albacete.  Jam shumë i lumtur këtu. Objektivi im vitin e kaluar ishte të arrija sa më shumë me Albaceten, këtë vit dua të qëndroj për të arritur objektivin që nuk ia dolëm në sezonin e kaluar. Albacete ka bërë një investim të rëndësishëm për mua dhe unë dua t’i përgjigjem në fushë”, tha sulmuesi i përfaqësueses shqiptare para mediave të pranishme.

Manaj kishte debutuar te Kombëtarja e Shqipërisë në ndeshje ndaj Kosovës të zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’, ku edhe kishte shënuar gol në ndeshjen që u mbyll me rezultat 2:2.