DigitAlb Kupa: Zbulohet data e shortit

Komisioni i Garave ka vendosur që shorti për rrethin e pestë (çerekfinale) të Digitalb Kupës së Kosovës të tërhiqet të premten, në orën 14:00, në selinë e FFK-së në Prishtinë, njofton Federata e Futbollit të Kosovës, përcjellë GazetaOlle.com.

Ndërkohë, të mërkurën, do të luhen ndeshjet e rrethit të katërt, me çka do të hapet perdja e stinorit pranveror në futbollin kosovar. /Gazeta Olle/