DigitAlb Kupa: Kjo ndeshje transmetohet direkt në televizion

Raundi i tretë i DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll mbyllet sot me dy ndeshjet e fundit, raporton GazetaOlle.com.

Në stadiumin e qytetit në Gjilan takohen Vllaznia e Pozheranit dhe Llapi në ndeshjen e ekipeve të Vala Superligës së Kosovës.

Ndryshe, në stadiumin ‘Përparim Thaqi’ në Prizren takohen ekipet e Ligës së Parë, Ballkani i Therandës dhe Trepça.

Platforma televizive Super Sport Kosova e transmeton direkt ndeshjen Vllaznia-Llapi.

Ndeshjet nisin në ora 12:00.

Kujtojmë se shorti për raundin e katërt hedhet nësër (e premte) në ora 12:00. /Gazeta Olle/

Sot

Vllaznia P. – Llapi

Ballkani -Trepça

vllaznia

llapi zhdrella