Digitalb Kupa e Kosovës, lojtarët që debutuan me gola në skuadrat e reja

Kupa e Kosovës ishte e mirëseardhur për shumë klube që kishin bërë ndryshime në afatin kalimtar dimëror.

Shumë emra të rinj kanë debutuar sot në futbollin e Kosovës, por ka edhe nga ata që kanë lënë shenjë në debutim.

Haxhi Neziraj i ka dhuruar fitoren Dritës kundër Istogut me golin e tij pasi ndeshja u mbyll me rezultat 1:0, shkruan GazetaOlle.com.

neziraj

Te Liria me gol debutoi Ibrahima Toungara, por që nuk i ndihmoi Lirisë.

27752467_1418241131636818_5444347771713014168_n

Gjilani fitoi ndaj Ballkanit me golin e Pleurat Hajdinit i cili po ashtu erdhi nga Flamurtari në këtë afat kalimtar.

hajdini

Te Prishtina edhe Drita edhe pse kishte debutimi, golat i shënuan të gjithë lojtarët që ishin edhe në vjeshtë në skuadër. /Gazeta Olle/