‘Digitalb’ dhe Sigal Prishtina, me organzimi madhështor në sheshin ‘Zahir Pajaziti’

Ndeshja e dytë finale e cila zhvillohet në Samokov të Bullgarisë, ndërmjet Rilski Sportis dhe Sigal Prishtinës, do të mund të ndiqet nga sheshi ‘Zahir Pajazit’ në kryeqytet në një projektor gjigant.

Drejtori gjeneral i Sigal Prishtinës Florian Miftari, në një prononcim për Gazetaolle.com, tha se pas shumë kërkesave të tifozëve prishtinas kanë vendosur që ndeshja të transmetohen në një ambient të hapur. “Kemi pasur kërkesa të shumta nga tifozët tanë që ndeshja të transmetohet në një projektor dhe kemi vendosur që në bashkëpunim me ‘Digitalbin’, ta bëjmë një gjë të tillë”, u shpreh Miftari.

Nga ana tjetër drejtori i ‘Digitalbit’ për Kosovë Jonader Bejo, tha se kompania shqiptare gjithmonë është pranë sportiet të Kosovës.

“Ne gjithmonë kemi bërë organizime në shesh, kemi organizuar evente të ndryshme në shesh në bashkëpunim me Komunën, duke filluar nga ndeshja Serbi-Shqipëri dhe Shqipëri-Armeni. Kemi bërë edhe koncerte. ‘Digitalbi’ do ta bëjë evente të tilla, jo vetëm në Prishtinë, por edhe në qytetet tjera. Kjo është pjesë e projektit tonë për të përkrahur dhe promovuar sportin e Kosovës”, u shpreh Bejo.