Djellon Dragusha kryen me sukses operimin pas thyerjes së krahut

Djellon Dragusha ka kryer me sukses operimin në krah.

Një nga futbollistët më të mirë të Vushtrrisë prej kohësh është jashtë fushave pas thyerjes së krahut, përcjellë Gazeta Olle.

Ai ka kryer me sukses operimin dhe tani do t’i përkushtohet fazës rikuperuese.

Dragusha ka bërë paraqitje të mira në vjeshtë me Vushtrrinë, duke e ndihmuar jo pak ekipin në rrugën drejt Superligës.

Ekipi i tij ndodhet në vendin e parë dhe pothuajse e ka siguruar rikthimin në elitë. /Gazeta Olle/