Di Santo te Schalke

Sulmuesi argjentinas Di Santo ka lënë Werder Bremenin, për t’u transferuar zyrtarisht te Schalke, falë një klauzole për prishjen e kontratës së tij.

Sulmuesi 26-vjeçar ka firmosur për 4 vitet e ardhshëm me Schalken, ndërkohë që lajmi është bërë zyrtar edhe nga klubi nga Gelsenkirshen.

Në 49 ndeshje në Bundesligë, Di Santo ka shënuar 17 gola, por në sezonin e fundit shpërtheu, me 13 gola në kampionat duke qenë vendimtar për ngjitjen e jashtëzakonshme të Werderit në pjesën e dytë të sezonit.