Di Matteo flet për Avdijajn

Trajneri i Schalke 04, Roberto di Matteo është i qartë. “Donis është një lojtar i ri, që ka cilësi të mëdha”, citohet ai nga portali Schalke-news.de, i afërt me klubin gjerman.

“Një sulmues, e di gjithmonë se ku fshihet goli”.

Talenti shqiptar është huazuar te Sturm Graz në Austri: 3 gola në ndeshjet e fundit. Te Schalke 04 është hapur diskutimi, nëse ai duhet të kthehet në shtëpi në fund të sezonit, apo jo?

Shefi i trajnerëve Roberto di Matteo: “Ne do të vlerësojmë zhvillimin e tij dhe në fund të sezonit do të flasim se, çfarë është e mirë për djaloshin dhe për të”.

Drejtori i Përgjithshëm i Schalke 04, Horst Heldt shton: “Ai po luan nga fillimi, po tregohet shumë i disiplinuar. Po shënon”.

Mungesa e një komunikimi jo të mirë me mediat dhe aksidenti me makinën e tij 150 mijë euro (Mercedes SL 63 AMG), që u shfrytëzua për keq nga mediet, e detyruan Schalke të vendosë për huazimin e talentit shqiptar te Sturm Graz, atje ku Donisi po shkëlqen, transmeton sportal.al.