Di Matteo e ‘zbulon’ fajtorin e eliminimit

 

Trajneri i Schalkes, Roberto Di Matteo ka thënë se ishte pikërisht Ronaldo që ka bërë diferencën në takimin e sotëm, falë dy golave që u shënuan nga ai. “Cristiano e bëri dallimin në këtë ndeshje, si dhe në duelin e parë në Gjermani”, tha Di Matteo menjëherë pas takimit.

“Ne zhvilluam një ndeshje të mirë dhe e ëndërruam kualifikimin. Shënuam katër gola kundër Real Madridit por prapë nuk vazhduam përpara. Jemi të lumtur por edhe të mërzitur”, pohoi italiani.