Di Maria: United? S’dua të flas për ta

Përforcimi i ri i Paris Saint Germain, Angel Di Maria, ka refuzuar të komentojë mbi Manchester Unitedin, duke thënë që ajo skuadër është e kaluara e tij. 

”Së pari, ju duhet ta dini se Manchester United dëshiroi të më shiste mua”, theksoi argjentinasi.

”Ishte vendim i përbashkët nga të trija palët. Ata dëshironin të më shisnin, unë gjithashtu dëshiroja të largohesha dhe PSG më kërkonte. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Manchesteri është e kaluara”, tha Di Maria.