Di Maria te gjiganti spanjoll?

Angel Di Maria mund të rikthehet në La Ligë. Jo tek Real Madrid, por te rivali më i madh, Barcelona.

Gjiganti katalan është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, ka bërë të ditur e përditshmja sportive “Sport”.

Reprezentuesi argjentinas ka dështuar në sezonin e tij të parë në ‘Old Trafford’ dhe spekulohet se mund të largohet gjatë kësaj vere.

Barcelona është e interesuar t’i ofrojë mundësinë e ringjalljes së karrierës në ‘Camp Nou’.

Por, nëse pranon, ai duhet të pres deri në janar për të nënshkruar me kampionin e Evropës.