Di Maria në Katar për teste mjekësore (Foto)

Angel Di Maria tashmë është duke kryer testet mjekësore dhe pas 24 orëve pritet të transferohet te skuadra franceze, PSG.

Di Maria momentalisht ka arritur në Doha, pasi një gjë të tillë e konfirmon Antoine Kpb, gazetar i Doha News.

Ai aty do të kryejë testet mjekësore para transferimit në mënyrë zyrtare te skuadra e PSG-s.

Ky transferim i Di Marias raportohet se do t’i kushtojë PSG-s, 44 milionë funte.