Di Maria e ka të ndaluar të kalojë te Barcelona

 

Angel Di Maria nuk mund të kalojë asessi te Barcelona. Jo se nuk dëshiron, por e ka të ndaluar në marrëveshjen e bërë mes Real Madridit dhe Manchester Unitedit, kur argjentinasi u transferua vitin e kaluar në ‘Old Traford’.

Në kontratën e nënshkruar është një paragraf ku i ndalohet lojtarit kalimi nga Manchesteri te rivali i Realit, Barcelona, shkruan ‘El Mundo Deportivo’.

Sidoqoftë, për lojtarin interesim kanë shprehur Bayern Munich e PSG. (Gazeta Olle)