Dhuna në Shqipëri, gjyqtarët bojkotojnë kampionatin

Pas incidentit të shëmtuar të ndodhur në Kamzë, ku u dhunua gjyqtari Eldorian Hamiti, Shoqata e Arbitrave, me president, Tahir Kastrain ka vendosur që të bojkotojë kampionatin deri në një afat të pacaktuar.
Gjyqtarët ndihen të pasigurt për jetën dhe e kanë të pamundur të vazhdojnë në këto kushte, ndaj është parë e arsyeshme të merret ky vendim ekstrem, deri në zgjidhjen e situatës.
Lajmi është konfirmuar për “Panorama Sport” nga vetë kryetari, Tahir Kastrati.

“Arbitrat nuk kanë siguri për jetën. Presim reagim nga të gjithë aktorët, ndryshe nuk zbresim në fushë. Vendimin ia kemi komunikuar FSHF-së”, tha ai.