Dhjetë futbollistët që e refuzuan Barcelonën

Barcelona është një prej ekipeve më të mëdha në botë.

Megjithatë ka futbollistë që nuk kanë pranuar të veshin fanellën e skuadrës së Camp Nout.

E përditshmja sportive spanjolle “Marca” ka publikuar një listë prej dhjetë lojtarëve që kanë refuzuar të transferohen në radhët e klubit katalonas, transmeton Telegrafi.

Buffon, Odegaard, Mesut Özil, Danilo, Bale, Karembeu, Beckham, Koke, Gameiro dhe Ribery janë disa prej yjeve botërore të cilët asnjëherë nuk pranuan të shkonin te kampioni spanjoll.

Ndryshe, Barca pritet të transferojë futbollistë në afatin kalimtar të janarit, sidomos në krahun e djathtë të mbrojtjes.