Gjitha parat e biletave për dy ndeshjet e radhës, Dinamo Zagrebi i dhuron për Shqipërinë

Dinamo Zagreb do t’i dal në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Në ndeshje ndaj Varazhdit dhe Lokomotivës, Dinamo gjitha të hyrat nga biletat do t’i dhurojë për këto zona, përcjellë Gazeta Olle.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ata thonë se kjo do të bëhet përmes një llogarie speciale, ku të gjitha të ardhurat do të shkojnë për viktimat që mbetën nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.