Dezinfektohen hapësirat e stadiumit “Fadil Vokrri”

Janë marrë masa në ambientet e stadiumit ‘Fadil Vokrri’, pas kërcënimit nga pandemia koronavirus, që ka “pushtuar” botën.

Është skuadra e Prishtinës që ka njoftuar se është bërë dezinfektimi në ambientet e klubit, përcjellë Gazeta Olle.

“Dezinfektohen hapësirat e stadiumit “Fadil Vokrri”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Pamje nga Fadil Vokrri.

Gjatë ditës së djeshme, njësojë kishin vepruar edhe Ballkani si dhe skuadra e Ligës së Dytë, Fushë Kosova.

“FC Ballkani është shtëpi e madhe dhe ka zot shtëpie. Shëndeti është primar”, ka shkruar klubi në faqen zyrtare, duke shpërndarë disa foto nga procesi në fjalë.

Pamje nga Suhareka.

Kurse, shembull i mirë ishte edhe Fushë Kosova, që ka befasuar me masat e marra ndaj këtij virusi.

“Dezinfektimi dhe dezinsektimi i klubit tonë KF Fushë Kosova nga kompania e licencuar Eko-pastrimi!

E falenderojmë kryesin e klubit dhe kryetarin për këtë iniciativë dhe kujdes të shtuar për shëndetin! Shëndeti mbi te gjitha”, njofton Fushë Kosova./Gazeta Olle

Pamje nga Fushë Kosova.