Dështon marrëveshja Gjilani – Tovërlani

Pas largimit të trajnerit Sadat Pajaziti, Gjilani ka kërkuar që në krye të shtabit teknik ta angazhoi trajnerin nga Prishtina, Afrim Tovërlani.

Mirëpo, marrëvrshja ka dështuar. “Nuk kemi arritur qw ta gjejmë gjuhën e përbashkët sa i përket kushteve financiare”, ka thënë ish-trajneri i Trepçës’89, Prishtinës e Hysit, Afrim Tovërlani, në një prononcim për Gazetaolle.com.

Gjilani edhe para sa ta emrojë Pajazitin, e ka kërkuar Tovërlanin, mirëpo edhe aso kohe dështoi marrëveshja.