Dështimi i Prishtinës, forma, kontrata, ndeshja e fundit, rrëfehet Mentor Zhdrella 03/06/2015 Futboll Vendor, Vala Superliga Mesfushori i Prishtinës, Mentor Zhdrella, rrëfen edicionin me skuadrën kryeqytetase në një intervistë për Gazetaolle.com. Katër herë lojtari më i mirë në Kosovë thotë se skuadrën e tij e demoralizoi humbja e hapit për titull. Flet për formën e tij, ndeshjen e fundit ndërmjet Feronikelit dhe Besës, si dhe kontratën e tij me Prishtinën. Mentor, si e vlerëson këtë edicion të Prishtinës? Zhdrella: Kishte momente të mira dhe të këqija. Mendoj se humbja e hapit për titull, na demoralizoj, e humbëm hapin në fund. Mund ta vlerësoi si edicion të dështuar pasi që nuk arritëm të fitojmë tituj. Prishtina nëse nuk fiton tituj, konsiderohet dështim. Si e vlerësoni formën personale? Zhdrella: Në stinorin vjeshtor e pata një formë të mirë, por pas xhiros së gjashtë u përballa me një lëndim kur e këputa muskulin. Në stinorin pranveror, në përgjithësi kam pasur paraqitje të mira. A keni kontratë me Prishtinën, nëse jo, a do të vazhdoni këtu apo… Zhdrella: Nuk kam kontratë. Normalisht që nëse merremi vesh do të vazhdoi me Prishtinën. Prishtina është në rend të parë. Ndeshjen e fundit e zhvilloni me Feronikeli, ku vendoset titulli i kampionit. Me barazim, Feroniekli mund ta humb titullin. A do ta jap Prishtina maksimumin? Zhdrella: Sigurisht. Është edhe një ndeshje dhe ne do ta japim maksimumin për ta arritur një rezultat pozitiv. Për fund, kush e meriton më shumë titullin, Feronikeli apo Besa? Zhdrella: Të dyja kanë ekipe të mira, kanë pasur vazhdimësi. Por, Feronikeli e meriton plotësisht pasi që nga fillimit e ka mbajtur hapin.