Dëshpëron Mike Gjetan Keta

Mike Gjetan Keta ka pësuar një humbje të rëndë dhe nuk arriti të fitojë titullin vakant në versionin IBF të peshave super të mesme.

Keta u mund me k.o teknik në raundin e dytë nga rivali i tij Vincent Feigenbutz. Gjetan Keta në gjysmën e raundit të dytë, ishin disa goditje të Feigenbutz që rrëzuan në tapet.

Kjo gjë vulosi edhe këtë ndeshje, pavarësisht faktit se boksieri shqiptar ishe përgatitur në mënyrë të mirë. Kjo ishte humbja e parë për Ketën pas 9 fitoreve radhazi.