Dëshmia e kapitenit të Serbisë në ‘favor’ të Shqipërisë

Kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanovic, i ka bërë pa dashje një favor të madh Shqipërisë me dëshminë e tij tepër kontradiktore para panelit të Gjykatë së Arbitrazhit Sportiv.

Burime të besueshme nga Lozana thanë ekskluzivisht për ‘Sportal.al’, se Ivanovic ishte krejtësisht i paqartë dhe i pabesueshëm në përgjigjet e tij në lidhje me situatën e pazakontë në Beograd gjatë ndeshjes –Serbi-Shqipëri, më 14 tetor 2014.

Në fillim, Ivanovic tregoi se ishte njoftuar nga gjyqtari anglez Martin Atkninson se “vetëm pasi të ketë një garanci nga njerëzit e sigurisë do të vendosë të rinisë loja”. Këtë dëshmi ai e kishte shkruar në dëshminë e tij më parë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të mëpasshme të panelit të CAS-it, mbrojtësi 31-vjeçar i Chelsea-s nxori në version të ri se “gjyqtari kishte dalë deri te tuneli bashkë me skuadrën e Serbisë”.

Sipas avokatëve tanë, ky ishte një plus për ne, pasi në asnjë dëshmi të gjyqtarit – i cili ka qëndruar gjithnjë në dhomat e zhveshjes – por edhe të vetë të kapitenit të Serbisë nuk ishte thënë më parë.

Ivanovic ishte tejet konfuz në përgjigjet dhe argumentet e tij, aq sa vendosi në vështirësi edhe vetë avokatët e kontraktuar nga pala serbe. Edhe avokati serb bëri një figurë të keqe. Me një moshe të madhe, për me tepër me një anglishte të varfër.

Duket se Serbia kishte zgjedhur njeriun e gabuar, edhe për faktin që , në asnjë rast nuk tha gjë pa lexuar letrën që kish përgatitur. Me një lexim aspak të rrjedhshëm dhe tepër të paqartë, e vendosi atë në një situatë të keqe.