Dëshiron qëndrim në ‘San Siro’, sulmuesi i Milanit refuzon disa oferta

Krzysztof Piatek raportohet se ka refuzuar ofertat nga Genoa dhe Crystal Palace pasi që ai dëshiron të rri në Milan

Piatek kishte nënshkruar një vit më parë për Milanin duke u transferuar nga Genoa për 35 milionë euro, por pas një fillimi tepër të mirë për kuqezinjtë, forma e tij këtë sezon ka rënë shumë.

Sulmuesi ka shënuar vetëm pesë gola në gjysmën e dytë të 2019, tri nga të cilat vinë nga penalltia.

Milan ka nënshkruar me Zlatan Ibrahimovic, duke bërë kështu që në pjesën e dytë të sezonit polaku nëse rri në Milan do të jetë në bankë.

Calciomercato.com ka shkruar sonte që Piatek ka refuzuar rikthimin në Genoa dhe po ashtu skuadrën e Premier Ligë, Crystal Palace duke thënë se nëse ai largohet nga Milan do të largohet vetëm për një skuadër që ka të njëjtin status.

Po ashtu ka pasur biseda edhe për një shkëmbim me Diego Perottin e Romës, por edhe kjo mundësi është mbyllur shpejt.

Piatek do të rri në Milan deri në fund të sezonit dhe pas kësaj do ti shikoj opsionet e tij, shkruan Calciomercato.com.