Dëshira e trajnerit të Kroacisë: “Kroacia, Portugalia, Hungaria dhe Shqipëria”

Nëse do të zgjidhte shortin sonte trajneri i Kroacisë, Ante Çaçiq, atëherë njëri nga gjashtë grupet do të përbëhej nga Portugalia, Kroacia, Hungaria dhe Shqipëria.

Kështu ka thënë vetë trajneri kroat, i cili që nga e mërkura po qëndron në Francë, ku sot nga ora 18:00 hidhet shorti për grupet e EURO 2016.

“Nëse më duhet ta përmend dikë, është Hungaria. Kjo është zgjedhja ime nga vazoja e tretë. Megjithëse Shqipëria ishte befasia më e madhe e kualifikimeve, ata janë dëshira ime nga vazoja e katërt”, deklaroi Çaçiç për ‘Sportske Novosti’, përcjell GazetaOlle.com.

Kroacia ndodhet në vazon e dytë. /Olle/