Derbi tradicional në Mitrovicë, Liga e Parë sjellë sot 6 ndeshje interesante

Liga e Parë sjellë sot gjashtë ndeshje, ku zbresin në fushë klubet e mëdha që kanë mbetur në kategorinë e dytë të futbollit kosovar.

Derbi tradicional mes dy nga katër klubet më të mëdha në vend, Trepçës dhe Lirisë, merr vëmendjen kryesore të xhiros së parë, përcjellë Gazeta Olle.

Kjo ndeshje luhet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Klubi që pësoi shumë ndryshime e që u dobësua dukshëm gjatë verës, Vëllaznimi, edicionin e ri e fillon me duelin ndaj Onixit në Istog.

Ndërkohë, Besa luan ndaj Vllaznisë në “Shahin Haxhiislami”, me rivalitetin mes skuadrave që është ngritur në maksimum pas kampionatit të kaluar, ku takimet ndërmjet tyre kanë prodhuar incidente të ndryshme.

Në takimet tjera, 2 Korriku pret Vitinë, Ulpiana është nikoqire e Istogut derisa Drenasi është vendës i Arbërisë.

“Olle” do t’ua sjellë rezultatet e Ligës së Parë në kohë reale.

Sot – 17:00

Trepça – Liria
Onix – Vëllaznimi
Besa – Vllaznia
2 Korriku – Vitia
Drenasi – Arbëria
Ulpiana – Istogu