Derbi të mërkurën

Ndeshja e mbetur e xhiros së pestë e Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit do të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 17:00 në palestrën e sportit në Obiliq (Kastriot), shkruan Zëri.

Prizrenasit do të udhëtojnë për në Obiliq në kërkim të fitores, por në anën tjetër mitrovicasit pritet që të mos dorëzohen, duke marr parasysh faktin se sa herë janë takuar këto skuadra gjithnjë ka mbizotëruar rivalitet i madh ndërmjet tyre