Derbi në Prishtinë

Këtë mes javë në program janë ndeshjet e javës së tretë të Superligës së meshkujve që zhvillohen të merkurën (Kastrioti – Llapi) dhe të enjtën (Prishtina – Trepça, Zhegra – Drenica, Vushtrria – Besa Famiglia dhe Vëllaznimi – Drita.

Në dy javët e para Besa Famiglia tregoi se do te jetë pretendente kreysore për titullin e Kampionit vjeshtorë duke e mposhtur rivalin ndoshta kryesor në këtë Kampionat Kastriotin e Ferizajt në fundjavën që lamë pas, por kuptohet Kampionati është i gjatë dhe këto dy skuadra do te kenë edhe përballje tjera.

Kurse dy skuadra kanë befasuar me lojëra te mira dhe pikë maksimale Drita nga Gjilani e cila ka bërë një organizim jo vetëm ne kryesi dhe shtab teknik por edhe ne fondin e lojtarëve, sikur edhe Vëllaznimi nga Gjakova, prandaj ballafaqimi i tyre te enjten pritet te jetë interesant kurse fituesi vështirë mund të prognozohet.

Edhe një përballje do te jetë interesante në ndeshjen e cila zhvillohet në Prishtinë mes Prishtinës e cila po përjeton çaste të vështira dhe në ballafaqim me Trepçën kërkon të mkonsolidohet dhe te kthehet ne rrugën e vjetër, kurse ne anën tjetër “xehetarët” të organizuar si kurrë më parë, me kthimin e trajnerit Kabashi dhe disa lojtarëve synon fitore në Prishtinë.

Besa Famiglia në ballafaqim me Vushtrrinë e cila ne kete edicion ka mbetur ne lojtarët e skuadrës juniorë llogaritet absolute, kurse Kastrioti në përballje me Llapin llogaritet favorit sikur edhe Zhegra me Drenicën, edhe pse befasit janë të mundshme duke pasur parasysh oscilimet e skuadrave ne fillim te këtij edicioni.

loading...