Edhe në Ligën e Dytë ka tifozë, madje, më shumë se sa në shumicën e ndeshjeve të Superligës.
Përkundër se në fundjavë mbretëroi moti i ftohtë, derbi i skuadrave nga Kamenica, Dardana dhe Bashkimi i Koretinit, mblodhi rreth 2 mijë shikues, shkruan Gazeta Olle.
Krahas kësaj, për atmosferë fantastike u përkujdesën edhe tifozët e Bashkimit, që kishin udhëtuar në mënyrë të organizuar.
Fotot e mëposhtme e dëshmojnë atmosferën që mbretëroi, derisa në fushë, derbi i takoi Bashkimit me rezultat 1:0.